Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Mësuesit

Çfarë duhet të dijë një mësues?

Adoleshenca është proces i tranzicionit ndërmjet fëmijërisë dhe moshës madhore. Adoleshenca mund të shihet gjithashtu si një udhëkryq ku ndërtimi i identitetit, kërkimi i autonomisë dhe përjetimi i risive, mund të sjellin rreziqe dhe humbje të reja. Duke pasur parasysh kontekstin e maturimit të trurit dhe sfidave sociale, shumica e çrregullimeve mendore fillojnë të shfaqen në adoleshencë, duke përfshirë edhe depresionin. Depresioni është i dukshëm për shkak të frekuencës, ashpërsisë dhe rrezikut për veprime vetëvrasëse.

Shkolla është një arenë e rëndësishme për identifikimin dhe parandalimin e problemeve të shëndetit mendor. Është e zakonshme që një mësues të dyshojë se diçka është e gabuar, kur sjellja e një studenti dhe rezultatet akademike ndryshojnë me kalimin e kohës. Për fat të keq, këto ndryshime mund t'i atribuohen shkaqeve të tjera dhe mund të humbasë një mundësi e vlefshme për të ndërhyrë.

Depresioni në adoleshencë

Barra e depresionit është e madhe: prek rreth një në katër gra dhe një në tetë burra gjatë jetës së tyre. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 6.2% e fëmijëve dhe adoleshentëve në moshën 9 deri në 17 vjeç vuajnë nga depresioni, gjë që është më e zakonshme te femrat.

 

Krahasuar me fëmijërinë e hershme, adoleshentët shpesh përjetojnë një rritje në sfidat me të cilat ballafaqohen. Sfida të tilla mund të rrisin vulnerabilitetin ndaj depresionit, përkatësisht humbjen ose refuzimin e prindërve, distancimi social, varfërinë, presionin akademik dhe kërkesat prindërore, shqetësimet romantike, frikën për të ardhmen personale, keqtrajtimin shoqëror dhe ngacmimin/bulizëm nga bashkëmoshatarët.

 

Krahasuar me moshën e rritur, adoleshentët kanë më pak strategji përballuese në dispozicion të tyre. Adoleshentët janë relativisht të papërvojë në përballimin e këtyre stresorëve dhe mund të angazhohen në strategji më pak përshtatëse.

Depresioni nuk është vetëm "ndjenjë e keqe"

Depresioni është më shumë se vetëm një ndjenjë përkohësisht e keqe për shkak të veçantë. Është një çrregullim mjekësor që ka nevojë për ndihmë profesionale dhe mund të trajtohet. Ndonjëherë nuk është e lehtë të dallosh ndjenjat e trishtimit që përjeton dikush kohë pas kohe nga një çrregullim depresiv. Tiparet dalluese të rëndësishme janë vuajtja personale dhe ndikimi negativ në jetën shoqërore, ndërpersonale dhe të punës, që zgjat më shumë se 2 javë. Mjekët dhe psikologët do t'i referohen një liste simptomash për të vlerësuar nëse një pacient i plotëson kriteret diagnostikuese.

Njohja e depresionit

Nëse karakteristikat e mëposhtme janë të pranishme, ka të ngjarë që disa do të jenë simptoma depresive, dhe se personi në fjalë vuan nga depresioni:

  • Humbja e interesit dhe kënaqësisë nga aktivitetet e mëparshme të preferuara si dalja me miqtë, apo ndjekja e një ndeshje futbolli;
  • Ankimi për një lodhje kronike ose mungesa e vitalitetit;
  • Përkeqësimi i rezultateve në shkollë;
  • Mosmenaxhimi i vëmendjes dhe i fokusimit në studime;
  • Shprehjet e mungesës së shpresës, pafuqisë dhe pesimizmit të përgjithshëm;
  • Humbja e oreksit, humbja e peshës, pagjumësia ose gjumi i gjatë dhe humbja e interesit në seks;
  • Eksperimentimi me drogë ose keqpërdorimi i tyre më shpesh sesa pritej;
  • Fiksimi me vdekjen dhe nganjëherë sjellje vetëdëmtuese

Këto simptoma zakonisht prekin disa fusha. Numri i simptomave, si dhe ashpërsia e tyre, mund të ndryshojnë nga personi në person dhe me kalimin e kohës.

Trajtimi i depresionit

Shtyllat më të rëndësishme të trajtimit të depresionit janë medikamentet antidepresive dhe psikoterapia. Ka mundësi të tjera për lloje të veçanta të depresionit ose raste që rezistojnë ndaj trajtimit të rregullt, si dhe opsione shtesë nga fusha të ndryshme (sport, aktivitete krijuese, dietë etj.). Shpesh zgjidhja më e mirë do të jetë një kombinim i disa opsioneve të terapisë.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: