Fjalori

- A -

Antidepresivët

Një antidepresant është ilaç që përdoret për të trajtuar depresionin. Frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRIs) janë një lloj i zakonshëm i antidepresantëve dhe zakonisht janë zgjedhja e parë e barnave për mjekët. Ato përfshijnë ilaçe si citalopram, escitalopram, paroxetine, fluoxetine, dhe sertraline. Antidepresantët tricikikë (TCA) janë një lloj tjetër antidepresantësh dhe përfshijnë amitriptilin, clomipramin, dibenzepin dhe doksepin.

Ataku i panikut

Ataku i panikut është një ndjenjë e papritur e frikës ose e ankthit, e shoqëruar me simptoma fizike si marramendje, të vjella, palpitacione dhe shtrëngim gjoksi, që nuk shkaktohet nga një rrezik i vërtetë. Ataket e panikut janë të zakonshme në shumë çrregullime të ankthit, dhe mund të ndodhin edhe në rastet e çrregullimit të depresionit.

 

Anksiolitikët

Anksiolitikët janë medikamente që lehtësojnë ankthin. Shumica janë nga një klasë e quajtur benzodiazepine. Këto janë medikamente të rekomanduara vetëm për përdorim afatshkurtër, sepse pas 4-6 javëve të përdorimit të vazhdueshëm të përditshëm, ato shkaktojnë varësi. Efektet negative në sjellje janë më të shpeshta te njerëzit e moshuar.

 

Top

- Ç -

Çrregullimi i ankthit

Çrregullimi i ankthit është një çrregullim mendor i karakterizuar nga simptoma ankthi të rënda që ndërhyjnë në jetën e përditshme. Disa njerëz me depresion gjithashtu kanë mbivendosje të çrregullimeve të ankthit, por praktikisht të gjithë njerëzit në depresion tregojnë të paktën disa simptoma të ankthit. Simptomat e ankthit përfshijnë shqetësime të tepruara, dëshpërim, rrahje të shpejta të zemrës dhe të përziera.

 

Çrregullimi bipolar

Çrregullimi bipolar është një çrregullim mendor që karakterizohet nga ndryshimet e humorit, midis depresionit dhe manisë ose hipomanisë. Kjo gjendje quhet depresion maniak (shih seksionin tonë mbi 'Nëntipet e Depresionit' në skedën 'Për të gjithë')

 

Çrregullimi i përshtatjes

Çrregullimi i përshtatjes ndodh kur një person përjeton depresion dhe/ose ankth, që është në mënyrë të qartë në përgjigje të një stresori të kohëve të fundit ose stresuesve të identifikueshëm, siç janë ndryshimet në statusin martesor, punësimi, zia etj.

 


Top

- D -

Depresioni unipolar

Depresioni unipolar është një tjetër emër për çrregullimin depresiv madhor. Termi depresioni unipolar përdoret për të dalluar çrregullimin nga depresioni ose episodet depresive, të cilat gjithashtu ndodhin brenda kontekstit të çrregullimit bipolar.

 

Depresioni madhor

Depresioni madhor është lloji më tipik i depresionit, që zgjat të paktën dy javë dhe ndërhyn në jetën e përditshme. Ai shkakton simptoma si mërzi, humbje të kënaqësisë, energji të ulët, lodhje dhe ndjenja të mungesës së shpresës.

 

Depresioni pas lindjes

Depresioni pas lindjes është një formë e depresionit që prek nënat e reja, para dhe pas lindjes. Shumë nëna të reja përjetojnë një episod të shkurtër të disponimit/humorit depresiv të butë, 2 deri 5 ditë pas lindjes. Ndoshta disa do të vuajnë nga depresioni pas lindjes, një gjendje shumë më serioze (një episod depresiv) që kërkon trajtim aktiv dhe mbështetje emocionale për nënën e re.

 

Distimia

Distimia është një lloj depresioni kronik që është më pak i rëndë se depresioni madhor dhe që mund të zgjasë me vite. Distimia nuk e bën individin të paaftë, por e pengon atë të funksionojnë normalisht ose të ndihet mirë (shih seksionin tonë mbi 'Nëntipet/llojet e depresionit' në skedën 'Për të gjithë'). Për shkak të natyrës kronike të distimisë, pacientët mund të jenë të prirur për të bërë deklarata të tilla si, "Unë kam qenë gjithmonë në këtë mënyrë", ose "Unë nuk mund të jem ndryshe nga ai që jam".

 


Top

- T -

Terapia elektrokonvulsive (ECT)

ECT është një trajtim që mund të jetë efektiv në rastet e rënda të depresionit, dhe që bazohet në përdorimin e rrymën/energjisë elektrike (shok elektrik). Është një metodë e sigurt dhe nuk është e dhimbshme, mund të jetë efektive për depresionin në rastet kur terapia me medikamente nuk funksionon.

 

Top

- H -

Hipomania

Hipomania është një formë më e butë e manisë. Simptomat e hipomanisë zakonisht përfshijnë humor të rritur, aktivitete në rritje, ulje të nevojës për gjumë, madhështi dhe mendime të shpejta.

 


Top

- M -

Mania

Mania është një fazë e çrregullimit bipolar dhe përfshin një gjendje të pazakontë humori të ngritur, të karakterizuar nga ndjenjat e euforisë, mungesa e frenimeve/sjellje impulsive, mendimet e shpejta, pagjumësia e rëndë, fjalimi i nxituar, marrja e rrezikut, rritja e dëshirës seksuale dhe nervozizmi. Në raste ekstreme, mania mund të nxisë halucinacione dhe simptoma të tjera psikotike, dhe mund të jetë kaq ekstreme saqë ndërhyn në jetën e një personi deri në atë pikë sa ai ka nevojë për shtrim në spital. Forma më e butë e Manisë e cila quhet Hipomani, ndikon më pak në gjendjen e paaftësisë tek individi.

 


Top

- N -

Neurotransmetuesit

Neurotransmetuesit janë substanca kimike në tru, të tilla si serotonina ose norepinefrina, që ndërmjetësojnë përcjelljen e mesazheve mes qelizave të trurit. Medikamentet që trajtojnë depresionin shpesh ndryshojnë nivelet e këtyre kimikateve.

 

Top

- P -

Psikiatri

Psikiatrit janë mjekë të specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve mendore. Meqë psikiatrit janë mjekë, ata mund të përshkruajnë ilaçe si antidepresivë, por disa mund të përdorin edhe psikoterapi.

 

Psikologu

Psikologët janë profesionistë që mund të punojnë në shumë fusha, si kërkimi shkencor, mësimdhënia, administrimi i shërbimeve ose psikoterapia. Psikologët klinikë janë psikologë që specializohen në terapi. Ata kanë marrë trajnim dhe specializim të mëtejshëm në trajtimin e sëmundjeve mendore, të tilla si çrregullimet e depresionit dhe ankthit, zakonisht përmes përdorimit të psikoterapisë.

 

Psikoterapia

Psikoterapia është një mënyrë për të trajtuar një çrregullim mendor ose emocional (si depresioni) duke biseduar me një terapist. Mund të quhet edhe "terapia nëpërmjet bisedës".

 


Top

- S -

Stabilizuesit e humorit

Stabilizuesit e humorit janë një klasë e barërave që përdoren për trajtimin e disa llojeve të depresionit, si çrregullimet e spektrit bipolar. Ato përfshijnë litiumin dhe disa ilaçe të përdorura fillimisht për të trajtuar sulmet epileptike, të quajtura antikonvulzantë ose antiepileptikë.

 

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: