Burimet e Vetëmenaxhimit

Ka mjaft mënyra për të promovuar një shëndet mendor më të mirë.

Mëso sesi mund të ndihmosh veten dhe të menaxhosh depresonin tënd.

Lexo rreth vetëmenaxhimit dhe bëj testin e vetëvlerësimit.

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Informacion për prindërit e adoloeshentëve

Informacion për prindërit e adoleshentëve

Nëse një fëmijë apo adoleshent reagon në një gjendje të vështirë apo të shqetësuar, është e rëndësishme të kërkoni një bisedë kuptimplote dhe të qetë me të. Nëse mendoni se një çrregullim depresiv mund të jetë i pranishëm, duhet të kërkoni ndihmë profesionale.

Diagnoza duhet të bëhet nga një mjek: kjo përfshin ekzaminimin e diagnozave të mundshme diferenciale për të përjashtuar problemet fizike (p.sh. mosfunksionimi i gjëndrës tiroide) dhe eksplorimin e çrregullimeve psikiatrike që mund të shoqërohen (p.sh. çrregullime ankthi).

Mjekët me përvojë janë trajnuar gjithashtu për të trajtuar tendencën e zakonshme të adoleshentëve për të mohuar dhe për të adresuar ndjenjat e mundshme të turpit rreth simptomave depresive.

Një diagnozë e depresionit mund të bëhet vetëm nga mjekët dhe profesionistët e shëndetit mendor, por është e rëndësishme që ju të dini sesi të njihni depresionin.

Njohja e depresionit është një hap kritik në përballimin e depresionit. Prindërit, të afërmit, miqtë dhe mësuesit luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces.

Por në ç'pikë sjellja jonormale bëhet problem?

Nëse simptomat depresive specifike të moshës vazhdojnë gjatë një periudhe të zgjatur kohore (disa javë apo edhe muaj) dhe nëse nuk ka stabilizim drejt një gjendjeje humori normale, ka të ngjarë që dikush të përjetojë depresion, në vend të një ndryshimi "normal" që është specifik për moshën apo të një reagimi të përkohshëm ndaj një situate stresuese (p.sh. gjendje humbeje, zije).

Përveç simptomave specifike të moshës, të afërmit, miqtë dhe mësuesit mund të shikojnë për shenjat e mëposhtme të alarmit:

  • Tërheqja nga hobi dhe aktivitetet tipike të moshës;
  • Rënia ekstreme në rezultatet e shkollës;
  • Ndryshimet ekstreme në sjellje dhe pamje;
  • Largimi nga shtëpia;
  • Abuzimi me alkool dhe drogë;
  • Vetëizolimi nga grupi i familjes dhe/ose grupi shoqëror.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: