Deklarata e Privatësisë

Pse është e rëndësishme deklarata e privatësisë?

Kjo deklaratë është e rëndësishme sepse ju tregon se çfarë të dhënash mbledhim kur ju vizitoni faqen e internetit ifightdepression.com, pse i mbledhim ato dhe si mund të qaseni dhe të ndryshoni informacionin personal që ne mbajmë.

Kjo faqe është zhvilluar me mbështetjen e Bashkimit Evropian në kuadër të konsorciumit PREDI-NU, të përfaqësuar nga hulumtuesit me përvojë të njohur në promovimin dhe hulumtimin e shëndetit mendor. Projekti u mbështet nga Bashkimi Evropian. Ai po vazhdon nga Aleanca Evropiane kundër Depresionit (EAAD). Ju mund të na kontaktoni me email në contact@eaad.net, përmes telefonit në +49 (0) 341 97 24 440 ose me postë në adresën e mëposhtme.

European Alliance Against Depression e.V.
Semmelweisstr. 10
04103 Leipzig
Germany

Cilat të dhëna do të mblidhen?

Shërbimi i analizës Google Analytics, që ne po përdorim, nuk po grumbullon adresa IP për ne. Në vend të kësaj, ne mbledhim të dhënat e mëposhtme:

Të dhënat jopersonale

Kur dhe për sa kohë ju vizitoni faqen e internetit ifightdepression.com

Çfarë përmbajtje ju keni aksesuar, kur dhe për sa kohë

Vendi dhe rajoni i përafërt në të cilin hyni në faqen e internetit

Nëse nuk e vendosni manualisht URL-në, faqen e internetit ose motorin e kërkimit që ju ka referuar këtu

Të dhëna teknike të nevojshme për shfaqjen e faqes, siç është shfletuesi dhe ISP-ja e përdorur

Të dhëna Personale

Informatat që vendosni në vlerësimin e faqes dhe feedback. Informatat që vendosni në vetëtestin (Pyetësori i Shëndetit të Pacientit-9).

Çfarë do të bëhet me këtë informacion?

Të dhënat e vendosura në formularët në faqen e internetit ifightdepression.com do të na japin përshtypje të vlefshme për përvojat tuaja në përdorimin e saj. Të dhënat që mbledhim në vendet e vizitave do të na ndihmojnë të vlerësojmë faqen, duke na lejuar të matim nivelin e interesimit në faqen e internetit. Të dhënat e vendosura në formularë mund të përdoren për të shqyrtuar profilin demografik të atyre që hyjnë në këto vende. Informacioni që grumbullohet mund të ruhet, të përpunohet dhe të transferohet në çdo shtet në të cilin veprojmë, për të na mundësuar përdorimin e informacionit për qëllimet e përshkruara më lart. 

Si mund të qasem, ndryshoj ose fshij këto të dhëna?

Ju keni të drejtën të hyni në të dhënat tuaja personale që mbajmë. Në përputhje me rregulloret, ju mund t'i kërkoni këto të dhëna me E-mail në contact@eaad.net ose me postë (European Alliance Against Depression e.V., Semmelweisstr.10, 04103 Leipzig, Gjermani) dhe ne do t'i dërgojmë ato brenda 40 ditëve kalendarike. Do të kërkohet dëshmi e identifikimit.

Ju keni të drejtën të ndryshoni ose të fshini të dhënat që ne mbajmë për ju. Këto kërkesa mund të na drejtohen edhe me email (contact@eaad.net) ose me postë (European Alliance Against Depression e.V., Semmelweisstr.10, 04103 Leipzig, Gjermani). Ne do ta përpunojmë kërkesën tuaj mbrenda 40 ditëve kalendarike.

Kush do të ketë qasje në të dhënat e mia?

 

Të dhënat anonime mund të ndahen ndërmjet partnerëve të EAAD-së në gjithë Bashkimin Evropian, vetëm për qëllime kërkimore.

Nëse faqja e internetit ifightdepression.com shitet ose transferohet në një organizatë tjetër, të dhënat tuaja mund të transferohen te blerësi.

Nëse ka ndonjë detyrim ligjor për të ndarë të dhënat e marra, ato mund të ndahen me palët e treta. Fragmente anonime të komenteve të feedback-ut të dhënë, mund të përdoren në procesin e shpërndarjes së informacionit në lidhje me pranimin e faqes së internetit ifightdepression.com.

Biskotat (cookies)

Kjo faqe interneti përdor biskotat (skedarë të vegjël që mund të shkarkohen në një kompjuter ose pajisje të tjera kur përdoruesi të përdor faqe të caktuara). Një biskotë lejon një faqe interneti të "njohë" pajisjen e një përdoruesi, dhe e bën më të lehtë për të lundruar në faqe duke hequr nevojën për të rifutur të dhënat. Në faqen e internetit të ifightdepression.com, biskotat përdoren për të vendosur tekstin në gjuhën tuaj të preferuar dhe për të gjetur se sa kohë qëndroni në faqe, cilat faqe vizitoni dhe në cilin vend jeni duke hyrë në këtë faqe interneti. Biskotat e sesionit (të përkohshme) duhet të zbulojnë nëse po përdorni një pajisje të lëvizshme për të hyrë në këtë faqe interneti. Ne nuk përdorim biskotat për të ruajtur të dhënat personale.

Google Analytics

Kjo faqe interneti përdor Google Analytics, një shërbim i analizës së internetit të Google Inc. ("Google"). Google Analytics përdor biskota të lartpërmendura, skedarë teksti të ruajtur në kompjuterin tuaj që lejojnë analizimin e përdorimit të internetit. Informacioni i përdorimit të faqes së internetit të gjeneruar nga biskotat, normalisht, do të transferohet në një server të Google në Shtetet e Bashkuara dhe do të ruhet atje. Për shkak të përdorimit tonë anonim të IP-së, adresa juaj e IP-së do të shkurtohet para përdorimit, brenda shteteve që janë anëtare të Bashkimit Evropian ose të Zonës Ekonomike Evropiane. Vetëm në raste të jashtëzakonshme, e gjithë adresa IP do të transmetohet në SHBA dhe do të shkurtohet atje. Në emrin tonë, Google do të përdorë këtë informacion në mënyrë që të hartojë përdorimin tuaj të faqes sonë të internetit, të hartojë raportet e aktivitetit të internetit dhe të kryejë shërbime të tjera të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e internetit për ne. IP adresa e transmetuar nga shfletuesi juaj nuk do të integrohet me të dhënat e tjera që mban Google. Ju mund të ndaloni mbajtjen e biskotave duke ndryshuar parametrat e softuerit tuaj të shfletimit; Ju lutemi, vini re se në këtë rast ju nuk mund të përdorni gamën e plotë të shërbimeve të faqes sonë të internetit. Ju gjithashtu mund të ndaloni mbledhjen e informacionit të bazuar në biskotat dhe të të dhënave të lidhura me përdorimin e internetit (duke përfshirë adresën tuaj IP) nga Google, si dhe përpunimin nga Google, duke shkarkuar dhe instaluar shtojcën e shfletuesit që gjendet në lidhjen e mëposhtme.

Google Analytics Opt Out

 

Kjo do të vendosë një të ashtuquajtur "biskotë të refuzuar" në pajisjet tuaja, që ndalon Google Analytics të mbledh të dhënat e përdorimit të internetit.

Informata më të hollësishme mbi funksionin e Google Analytics, termat dhe kushtet e këtij shërbimi janë në dispozicion në www.google.com/analytics/terms/gb.html dhe www.google.de/intl/gb/policies/privacy/. Ju lutemi, vini re se faqja jonë e internetit përdor Google Analytics me ekstenzionin për IP anonim, i cili shkakton që adresat IP të përpunohen vetëm në një formë të shkurtuar, në mënyrë që të mos lejohet ndjekja individuale.

Siguria e të dhënave

Të dhënat e krijuara nga përdorimi i faqes së internetit ifightdepression.com ruhen në mjediset e një ofruesi të shërbimit të internetit në Gjermani, dhe do të analizohen nga anëtarët e EAAD-së. Të gjitha masat e arsyeshme fizike dhe teknike do të merren për të siguruar sigurinë e të dhënave në të gjitha pikat e këtij procesi. Të gjitha qendrat e projekteve pjesëmarrëse u nënshtrohen ligjeve të ngjashme për mbrojtjen e të dhënave në Irlandë, dhe do të përpunojnë gjithë të dhënat me shumë kujdes.

Ndryshimet në këtë “Deklaratë Privatësie”

Nëse bëjmë ndryshime në të dhënat që mbledhim dhe si i përdorim ato të dhëna, ne do të rishikojmë “Deklaratën e Privatësisë” të faqes për të përcaktuar qartë këto ndryshime.

 

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: